Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Makina e Samuel Eto’o përplaset nga autobusi, ish-futbollisti përfundon në spital

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2020, 20:24 | Futboll

Ish-sulmuesi i Barcelonës e skuadrave të tjera në Europë, Samuel Eto'o, është përfshirë në një aksident të rrezikshëm automobilistik në Kamerun, vendlindja e tij.

39-vjeçari ishte duke u kthyer në shtëpi kur makina e tij u përplas nga një autobus. Gazetari nga Kameruni, Martin Camus, shkroi në Twitter se ish-futbollisti përfundoi në spital menjëherë pas aksidentit, pasi ka dëmtime në kokë.

“Unë mund të konfirmoj se ai është mirë, ne folëm. Mjekët janë duke u kujdesur”, ka bërë të ditur gazetari.

Prej 4 vitesh, Samuel Eto'o është tërhequr nga futbolli, ndërsa skuadra e tij e fundit ishte Antalyaspor në Turqi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë