Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Masat e ndalim-qarkullimit, protesta të mëdha në Itali e Gjermani

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2020, 12:37 | Bota

Kanë vijuar protestat në disa qytete të mëdha të Europës kundër masave shtrënguese ndaj pandemisë së koronavirusit që janë risjellë për shkak të shifrave në rritjet të personave të infektuar me virusin vdekjeprurës.

Situata më e rënduar është regjistruar në Leipzig të Gjermanisë dhe kryeqytetin italian të Romës ku protestuesit u përplasën me policinë dhe shumë prej tyre u vunë në pranga.

Në qytetin lindor të Gjermanisë u mblodhën më shumë se 20 mijë persona kundër ndalimit të qarkullimit që kanë vendosur autoritetet. Sipas policisë një pjesë e madhe e tyre ishin mbështetës të ekstremit të djathtë.

Protestuesit në Romë dolën në rrugë pas hyrjes në fuqi të masave të reja që përfshijnë ndalimin e qarkullimit prej orës 22:00 të mbrëmjes deri në 05:00 të mëngjesit. Pak ditë më parë kryeministri Conte nënshkroi dekretin që e ndante Italinë në 3 zona sipas nivelit të riskut për shkak të pandemisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani