Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Naftëtarët e Ballshit gati të dialogojnë, Rama: Nesër do jem vetë aty me ju

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2020, 11:29 | Politikë

Merr një tjetër rrjedhë greva e naftëtarëve të Ballshit, të cilët kanë vendosur të diaologojnë me kryeministrin Rama.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj, ka konfirmuar një takim me përfaqësues nga qeveria ditën e nesërme. Dautaj ka pohuar se greva e tyre vazhdon dhe në bazë të bisedimeve të nesërme, do të caktohet dhe nëse ajo do të vijojë më tej ose jo.

"Të shikojmë çfarë do bëjmë. Ajo varet nga i madhi, çfarë do thojë ai. Se ne bëmë luftën tani e do të dalim siç duhet", shprehet një prej grevisteve.

Ndërkaq, kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas këtij vendimi, duke e cilësuar nga ana e tij, grevën të mbyllur.

Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë iu kërkon naftëtarëve të caktojnë përfaqësuesin e tyre, dhe ai do të jetë nesër me të.

“Lajm shumë i mirë mbyllja e grevës në Ballsh! Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku! Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju.”

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani