Ndarja nga jeta e Koço Devoles, mesazhe ngushëllimi nga politika

1 33 600x338

Politika ka reaguar për vdekjen e aktorit dhe regjisorit, Koço Devole, i cili u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare, pasi ishte prekur nga koronavirusi.

I pari që reagoi ishte kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në facebook shkroi:

“Lamtumirë i shtrenjti Koço! U prehsh në paqe!

Ndërkaq, për presidentin Meta, humori dhe arti shqiptar humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura.

“Sa shumë trishtim nga ky lajm!  Sikur të na thoje se bëre shaka, nga ato të kripurat, që ti na bëje gjithmonë!  Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve. Familjes Devole, të afërmve dhe gjithë artistëve ju shpreh ngushëllimet më të ndjera! Do të kujtojmë gjithmonë duke qeshur i dashur Koço! U prehsh në paqe!”, shprehet Meta.

Një mesazh ngushëllimi erdhi dhe nga kreu i Partisë Demokrate, Lulzim Basha.

“Ngushëllimet e mija për familjen, të afërmit dhe miqtë e aktorit të madh të humorit shqiptar Koço Devole që humbi jetën tragjikisht në betejë me Covid19. U prehtë në paqe!”, shkroi Bashan në Twitter.

Kujtojmë se Devole ka humbur betejën me sëmundjen, pasi prej ditësh gjendej në intubim në spitalin infektiv. Më herët aktori kishte lënë spitalin, por ishte rikthyer sërish pas përkeqësimit të gjendjes së tij.