Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Plagosja e priftit në Francë, nuk ishte për terrorizëm, por për çështje dashurie

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2020, 08:34 | Bota
Plagosja e priftit në Francë, nuk ishte për terrorizëm, por

Është arritur të zbardhet pas disa ditësh ngjarja e rëndë në qytetin e Lionit ku një prift u qëllua me armë zjarri pranë një vendi të shenjtë. E nëse hetimet përfshinë dhe pistën e terrorizmit, shkaqet janë tërësisht ndryshe.

Një person i arrestuar tashmë për ngjarjen pranoi përpara hetuesve se e qëlloi priftin ortodoks grek javën e kaluar për shkaqe personale, pasi dyshonte se ai kishte një lidhje me gruan e tij.

Prifti 52 vjeçar Nikolaos Kakavelakis u qëllua dy herë me shotgun më 31 tetor pranë kishës së tij. Ai mund të flasë për prokurorët vetëm të mërkurën e kaluar pasi doli nga koma.

Ngjarja ku ai mbeti i plagosur erdhi vetëm 3 ditë pas sulmit në Kishën e Nice, ku një person vrau me thikë 3 besimtarë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli