Presidenti Meta kthen në Kuvend ligjin për Gjendjen Civile

MB META APLIKANTET GJK frame 491 1100x620

Presidenti i Republikës ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim një tjetër ligj të miratuar së fundmi dhe bëhet fjalë për ndyshimet në ligjin për Gjendjen Civile.

Pas studimit të ligjit me ekspertët Presidenti i Republikës, arrin në konkluzionin se Kuvendi i Shqipërisë, nuk ka zgjedhur mënyrën më të mirë dhe të balancuar për të materializuar arritjen e qëllimit që synon përmes kësaj ndërhyrjeje legjislative të bërë në këtë formë. 

“Një ndryshim i tillë, në këtë fazë të procesit zgjedhor, ka potencialin për të krijuar kaos në hartimin e listave të zgjedhësve, në procesin e votimit dhe për pasojë, do të minonte edhe më shumë besueshmërinë e vet procesit zgjedhor në tërësi duke sjellë pasoja politike, nxitjen e kontestimeve administrative dhe gjyqësore dhe për pasojë, acarimin e jetës shoqërore në vend.

Ndërhyrja e papritur në ligjin bazë të gjendjes civile siç propozohet, duke e vlerësuar ndikimin e qenësishëm që mund të ketë në procesin zjedhor, nuk është në momentin e përshtatshëm dhe do të ketë pasojë ligjore dhe politike”, shkruhet mes të tjerash në arsyetimin e Presidencës.