Rama akuza Bashës: Ke qenë në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë

Edi Rama 1100x620

Kanë vijuar replikat në distancë edhe të dielën mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës së bashkuar, Lulzim Basha.

E nëse Basha akuzoi sërish Ramën për keqmenaxhimin e pandemisë, kreu i qeverisë i kërkoi liderit të PD që të mos fshihet pas virusit dhe të përgjigjet për dosjen e Shtëpisë së Verdhë dhe për votën e partisë së tij dhe LSI për raportin e Dick Marty.

“Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë! E thuaje çfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty”, shkruan kryeministri.