Replikat për Shtëpinë e Verdhë, Rama-Bashës: Je përkthyesi i shqiptarëve të marrë në pyetje

rama basha 1100x620

Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Përmes një postimi në Twitter, Basha e akuzon kreun e qeverisë si një gënjeshtar që nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën.

“Cfarë lidhje ke ti me të vërtetën, Edi Rama? Premtove shëndetësi falas- gënjeve. Premtove 300 mijë vende pune-gënjeve. Papunësia në Shqipëri arriti majat. Premtove se do ulësh çmimet e ushqimeve dhe ilaçeve-gënjeve. Çmimet vetëm janë rritur. Premtove se do ulësh taksat – gënjeve. Premtove se do ulësh çmimin e energjisë – gënjeve. Po vjen dita të largohesh gënjeshtar. Është koha për një të ardhme të re për Shqipërinë!, shkruan Basha.

Nuk ka vonuar as përgjigja e kreut të qeverisë, i cili e pyet sërish kryedemokratin Basha për përfshirjen e tij në dosjen e hartuar nga Dick Marty lidhur me Shtëpinë e Verdhë dhe hetimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

Rama shprehet se Basha ka qenë përkthyes i shqiptarëve të marrë në pyetje për këtë çështje, ndërsa e cilëson atë kujdestar i dosjes së Shtëpisë së Verdhë.

“Lulëzim! Sa më shumë i shmangesh sqarimit për lidhjen tende me shpifesirën e Dick Marty dhe rrekesh të fshihesh pas pllakave së gramafonit të prishur, aq më shumë pohon se je kujdestari i dosjes së Shtëpisë së Verdhë dhe përkthyesi i maskuar i shqiptarëve tê marrë në pyetje!
Fakti që nuk ke gjunj të përballesh as me pyetjen, pse e votoi PD-LSI raportin e Dick Marty kur ne e votuam kundër(?), tregon se ti as ke qenë, as je, as bëhesh dot lideri i opozitës, po mbetesh kukulla e Saliut, Ilirit dhe Monikës!”, shkruan Rama.