Roma s’lejon asnjë lojtar të bashkohet me kombëtaret, Shqipërisë i mungon Kumbulla

INTERVISTA KUMBULLA ROMA frame 614 1100x620

Pasi boshnjaku Dzeko rezultoi pozitiv me koronavirus, drejtuesit lokalë në Romë kanë marrë vendimin që të mos lejojnë asnjë lojtarë që të bëhet pjesë e skuadrave kombëtare në ndeshjen e javës që vjen.

Me këtë vendim, Shqipërisë do t’i mungojë mbrojtësi Marash Kumbulla në ndeshjen miqësore ndaj Kosovës dhe në dy takimet e Ligës së Kombeve, të cilat janë të fundit në grup.

Në konferencën e një dite më parë për shtyp edhe trajneri Reja e shfaqi frikën për situata të tilla dhe për këtë arsye ka thirrur shumë lojtarë për t’i pasur në dispozicion.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 16 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 545 raste në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 397 të shëruar në 24 orët e fundit