Situatë e rëndë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 26 të vdekur

koronavirusi ne maqedonine e veriut 1 1100x620

Vijon të rëndohet situata nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut. Autoritetet shëndetësore vendase kanë bërë të ditur se vetëm në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 26 persona të prekur me Covid-19.

Ky është numri më i lartë i viktimave që prej nisjes së pandemisë në shtetin fqinj.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë kryer 2,667 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 978 persona. Shqetësues është edhe fakti që janë shëruar vetëm 23 persona.