“Të infektuarit dergjen nëpër ambulanca”, Basha: Pse nuk hapet spitali Covid-4?

Lulzim Basha Selia e PD Koronavirusi 1100x620

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka bërë një tjetër apel kryeministrit Rama në lidhje me situatën ku ndodhet vendi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Numri i një i demokratëve shkruan se për shkak të keqqeverisjes të sëmurët po vdesin rrugëve dhe kërkon përgjigje nga kryeministri se përse nuk hapet spitali Covid-4.

“Edi Rama leri shpifjet dhe lojërat politike, përgjigju pse nuk e hap Covid 4? Pse të infektuarit dergjen nëpër ambulanca e nuk ka vend për ta? Pse vazhdon vjedhjen dhe i le të sëmurët të vdesin rrugëve. Pasi  shkatërrove ekonominë, tani po ju merr shqiptarëve jetën dhe shëndetin”, shkruan Basha.