Teuta i shkakton humbjen e parë Tiranës kampione, Kukësi mposhtet nga Partizani

WhatsApp Image 2020 11 08 at 14.02.34 1100x620

Kampionët e Tiranës janë mposhtur në javën e dytë të Kategorisë Superiore nga skuadra e Teutës së Durrësit.

Ndeshja u vendos nga një gol i realizuar nga Lorenco Vila në minutën e 32-të të pjesës së parë.

Ndërkohë, Kukësi ka marrë humbjen e dytë, pasi këtë javë është mposhtur nga skuadra e Partizanit, me rezultatin 0-2, në ndeshjen e zhvilluar në “Loro Boriçi” të Shkodrës. Për skuadrën e drejtuar nga Daja, golat u shënuan në pjesën e dytë nga Lucas dhe Solomon.

Dy ndeshjet e tjera u mbyllën në barazim, Apolonia-Bylis 2-2 dhe Laçi-Kastrioti 1-1.