Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Tifozët e Partizanit, pranë ekipit edhe me stadium të mbyllur, por disa shoqërohen në polici

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2020, 18:17 | Futboll

Po ashtu si në takimin e një jave më parë, kur gjetën urën në Librazhd si mundësi për të ndjekur skuadrën e tyre edhe këtë javë ndaj Kukësit, Partizanit nuk i kanë munguar tifozët.

Edhe pse ndeshja u luajt në një stadium me standarde, siç është “Loro Boriçi”, ata gjetën një kënd ku mund të shihej ndeshja nga jashtë.

Mbështetja e tyre u reflektua edhe në rezultatin e Partizanit, i cili mposhti 2-0 Kukësin, por fundi i takimit ishte i hidhur për tifozët.

https://youtu.be/3HXLsrcGP-4

Policia ndërhyri, pasi disa prej tyre nuk kishin vendosur maskën dhe këtu u përball me kundërshtime. Në fund, disa prej tifozëve u shoqëruan në komisarit.

https://a2news.com/2020/11/02/tifozet-behen-protagoniste-ura-kthehet-ne-tribune-dhe-flakadane-qe-hidhen-me-parashute/

A2 CNN Livestream

Dita jonë