Transportonte klandestinë, kapet në Korçë 41-vjeçari nga Belgjika

policia 3 1 640x374 640x330 1 600x330

Një 41-vjeçar i huaj është vënë në pranga, ndërsa transportonte emigrantë të paligjshëm.

Sikurse njofton policia, shtetasi M.A, banues në Belgjikë u arrestua në flagrancë në aksin rrugor Maliq-Lozhan, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Honda”, 5 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.