Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Trump vijon të kundërshtojë rezultatin: Miliona vota u dërguan pa i kërkuar askush

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2020, 09:44 | Bota
Trump vijon të kundërshtojë rezultatin: Miliona vota u

Presidenti Donald Trump vijon të hedhë akuza për një proces të parregullt zgjedhor, i cili sipas tij përmbysi rezultatin në shumë prej shteteve ku ai fillimish kryesonte.

Në një postim në Twitter, kreu i Shtëpisë së Bardhë shprehet se miliona vota me e-mail iu dërguan njerëzve që nuk i kërkuan, ndërkohë që shton se vëzhguesit e tij nuk u lejuan në shumë qendra.

“Vëzhguesit nuk u lejuan të hyjnë në dhomat e numërimit. Unë i fitova zgjedhjet, mora 71 milionë vota të ligjshme. Gjëra të këqija ndodhën kur vëzhguesit tanë nuk u lejuan. Miliona vota me e-mail iu dërguan njerëzve që në fakt nuk i kishin kërkuar ato”, shkruan Trump.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani