Uragani Eta godet Amerikën Qendrore, rrëshqitjet e tokës “zhdukin” fshatin

Të paktën 21 persona kanë vdekur, ndërsa më shumë se 100 të tjerë dyshohet të jenë mbuluar nga balta, pas rrëshqitjes masive të tokës në Guatemala, si pasojë e uraganit Eta.

Ekipet e shpëtimit janë duke punuar për t’u ardhur në ndihmë personave që dyshohet të jenë nën rrënoja.

Si pasojë e reshjeve të dendura, lumenjtë dolën nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje të mëdha, ndërsa situata më e rëndë ishte në rajonin Alta Verapaz, ku shumë shtëpi të një fshati u mbuluan nga rrëshqitjet që pësoi shpati i një kodre.

Tashmë, Eta është drejtuar drejt Kubës dhe skajit jugor të Floridas.