Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Vllaznia mposht Skënderbeun dhe merr kreun e Superiores

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2020, 18:48 | Futboll
Vllaznia mposht Skënderbeun dhe merr kreun e Superiores

Skuadra e Vllaznisë është ngjitur në krye të renditjes së Kategorisë Superiore e vetme, pasi fitoi në transfertë 0-2 ndaj Skënderbeut, në javën e dytë të kampionatit.

Shkodranët e vulosën rezultatin brenda pjesës së parë. Fillimisht ishte Haris Dilaver që e dërgoi topin në rrjetën e korçarëve, ndërsa më pas goli i dytë u shënua nga braziliani Da Silva.

Më herët, Tirana u mund nga Teuta 0-1, Partizani mposhti Kukësin 0-2, ndërsa dy ndeshjet e tjera u mbyllën në barazim, Apolonia-Bylis 2-2 dhe Laçi-Kastrioti 1-1.

Pas dy ndeshjeve, Vllaznia është në krye me 6 pikë, ndërsa Kastrioti dhe Teuta kanë nga 4 pikë.

https://a2news.com/2020/11/08/teuta-i-shkakton-humbjen-e-pare-tiranes-kampione-kukesi-mposhtet-nga-partizani/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani