Zgjedhja e Amerikës, Teherani: Administrata e re të rregullojë gabimet e Trump

Screenshot 2 5 1100x620

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani reagoi në lidhje me zgjedhjen e Joe Biden në postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, duke thënë se administrata e re amerikane duhet të rregullojë gabimet e Donald Trump.

Tensionet mes dy vendeve arritën kulmin prej vitit 2018, kur presidenti Trump vendosi të tërheqë SHBA nga marrëveshja bërthamore që ishte nënshkruar mes Teheranit dhe fuqive të mëdha dhe më pas riktheu sanksionet për shtetin islamik.

“Politika dëmtuese e Trump u kundërshtua nga populli amerikan. Administrata e ardhshme duhet të shfrytëzojë mundësinë për të rregulluar këto gabime. Irani mbështet bashkëpunimin konstruktiv me të gjitha vendet e botës”, nënvizoi presidenti Hassan Rouhani.

Presidenti i sapozgjedhur Biden, mes të tjerash, gjatë fushatës së tij ka premtuar se do ta rikthejë SHBA në marrëveshjen bërthamore të 2015, e cila u nënshkrua gjatë kohë kur ai ishte zv.president.