Ambasadorja Kim takon kryeministrin Rama: Të çojmë përpara bashkëpunimin mes dy vendeve

yuri kim 14 1100x620

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim jep detaje për takimin e zhvilluar në kryeministri me kreun e qeverisë, Edi Rama.

Diplomatja Kim tregon se bisedoi me kryeministrin Rama për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA dhe mundësitë për t’i forcuar ato më tej.

“Patëm një bisedë të shkëlqyer sot me kryeministrin Edi Rama për të riparë progresin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe për të diskutuar për gjetjen e rrugëve për ta çuar më tej bashkëpunimin tonë në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Shumë mundësi (por dhe shumë punë) përpara partneritetit tonë”, shkruan Kim.