Arinjtë hipin në nëndetësen bërthamore ruse, qëllohen nga ushtria

Untitled collage 2020 11 09T221953.349 1100x620

Marina ruse mbrojti vendimin e saj për të qëlluar drejt një arushe dhe këlyshit të saj që kishin hipur mbi një nëndetëse bërthamore, pas reagimit të ashpër që shkaktoi kjo ngjarje online.

Në njoftimin e marinës thuhet se nuk kishte asnjë opsion tjetër për të larguar arinjtë nga nëndetësja e ankoruar në bazën e Vilyuchinsk kë rajonin e Kamçatkës.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë konsideruar një akt mizorie këtë vendim të ushtrisë ruse për të vrarë kafshët. Ata kanë shpërthyer në ofendime ndaj autorëve të kësaj ngjarje.

Në video shihet një nga kafshët që bie në ujë pas të shtënave me armë.