Azerbajxhani rrëzon helikopterin rus mbi Armeni dhe kërkon menjëherë falje

115331608 mediaitem115331607 600x338

Ushtria ruse njofton se një helikopter Mi-24 është rrëzuar pasi u godit nga një raketë ndërsa fluturonte mbi Armeni dhe për pasojë dy pjesëtarë të ekuipazhit humbën jetën dhe një i tretë mbeti i plagosur rëndë.

Sulmi u mor përsipër nga autoritetet e Azerbajxhanit, të cilat përmes Ministrisë së Jashtme i kërkuan falje menjëherë Rusisë, për helikopterin e rrëzuar gabimisht sipas tyre në rajonin e Nakhchivan.

Ngjarja është regjistruar në Nakhchivan, një rajon që ndodhet larg zonës së luftimeve në Nagorno-Karabakh. Rusia ka një bazë ushtarake në Armeni, por gjithashtu ka marrëdhënie shumë të forta me Azerbajxhanin.

Në sqarimin për mediat, Ministria e Jashtme azere tregon mes të tjerash se mjeti fluturues që u qëllua ishte në një kuotë të ulët dhe ushtarakët e ngatërruan atë.