“Dil, sqaro popullin”, Rama: Lulëzim nuk kalohet me sharje kjo historia e të kaluarës tënde si hetues i UÇK

15 TETOR 2020 RAMA frame 29055 1100x620

Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në Twitter, i bëri thirrje kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që të sqarojë popullin mbi historinë e të kaluarës së tij, siç shkruan Rama, si hetues i UÇK-së.

“Lulëzim nuk kalohet me sharje kjo historia e të kaluarës tënde si hetues i UÇK! Dil sqaro popullin! “Lulzim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë”.
Human Right Watch”, shkruan Rama në rrjetin social.