“Drejtësia” kërkon më shumë lekë e staf, Kuvendi heziton

Prej gati 3 vitesh jo funksionale, me gjyqtarë mangët, në Gjykatën Kushtetuese kërkohet të merret staf shtesë, të rikostruktohet godina, një gjenerator dhe disa makina të reja.

Por, kërkesat e përfaqësuesve të gjykatës kundrejt buxhetit të 2021-shit, revoltuan ligjvënësit të cilët i akuzuan se kishin shpërdoruar paratë e një viti më parë.

Paratë e 2020-s nuk i kishin investuar as Prokuroria e Përgjithshme, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Justifikimi ishte Covid. Për, Bashkim Finon, të mandatuar prej vitesh nga komisioni i ligjeve për t’u marrë me çështjet financiare, drejtësisë së re duhet t’i tërhiqet veshi e jo t’iu shtohet stafi.

Edhe vetingu në 3 shkallët e tij, kërkoi më shumë para si për anëtarët, ashtu dhe staf mbështetës. Por, pritshmëria për të përfunduar vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve brenda vitit 2022, duke e parealizueshme.

Byroja Kombëtare e Hetimit kërkoi pavarësi financiare dhe logjistike nga SPAK-u, por kërkesa nuk u pranua nga Kuvendi.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 18 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 645 raste në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 403 të shëruar në 24 orët e fundi