Ekonomia shqiptare, Xhepa: E goditur fort nga Covid-19, masat të domosdosshme

Ekspertët argumentojnë se dëmi i shkaktuar ekonomisë shqiptare nga pandmeia e COVID 19 është i madh. Sipas tyre, janë prekur treguesit bazë të ekonomisë reale, çka reflektohet direkt në xhepat e konsumatorëve dhe bilancet e bizneseve. Sipas tyre, menaxhimi i situatës ka çaluar dhe kjo është reflektuar me goditje tek ekonomia.

Eksperti Selami Xhepa, shprehet pro vendosjes së masave për kufizimin e lëvizjes, si një mënyrë për të shpëtuar deri diku ekonominë që po vuan edhe nga shtimi i rasteve të të infektuarve me koronavirus.

“Tregtia ka rënë thuajse gjysëm për gjysëm. Sektori real ka pasur nje goditje të fortë. Sidomos mikrondërrmarrjet, bizneset e vogla kanë patur një efekt dramatik. Një pjesë e rëndësishme e tyre pothuajse janë të falimentuar dhe fatkeqësisht vala e dytë pandemisë mund të shkaktojë një goditje edhe më të fortë. Duhet të shkojmë drejt mbylljes së pjesshme”, tha Xhepa.

Institucionet financiare ndërkombëtare, si FMN, Banka Botërore dhe BERZH parashikojnë këtë vit një recesion të fortë për Shqipërinë që varion nga -7.5 deri në 9%.

Ndërkohë që qeveria i qëndron një rënie prej vetëm -6.1%. Por përtej këtyre shifrave, gjithcka do të varet nga dinamika e pandemisë, që aktualisht me kufizimet e reja dëshmon për një situatë aspak të mirë.