Frika nga pandemia, Angli-Islandë mund të luhet në Shqipëri

Untitled collage 2020 11 09T194241.409 1100x620

Federata Angleze e Futbollit është informuar se Shqipëria po shfaqet si alternativë për të pritur ndeshjen e radhës së Anglisë në Ligën e Kombeve përballë Islandës.

Të hënën, në mëngjes, drejtuesit e FA patën një takim me zyrtarët e qeverisë për të siguruar nëse përballja me Islandën mund të luhej në Wembley pas vendosjes së rregullave të reja kundër koronavirusit.

Së fundmi, një ndalim udhëtimi është vendosur për qytetarët jo britanikë që kthehen nga Danimarka nga frika e një lloji të ri koronavirusi që përhapet nga nuselalet te njerëzit. Ndërsa britanikët që kthehen nga vendi skandinav do të duhet të izolohen për 14 ditë.

Sipas këtyre rregullave, Islanda ndalohet të hyjë në Angli duke nënkuptuar që kjo ndeshje e Ligës së Kombeve mund të mos zhvillohet ashtu siç ishte planifikuar.

Dhe mediat kanë zbuluar që Shqipëria mund të jetë një nga vendet që po mendohet seriozisht për të transferuar përballjen Angli-Islandë.