Hashim Thaçi, sot në seancën e parë në Gjykatën Speciale

thaci 1 1100x620

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, del sot para Gjykatës Speciale në Hagë, në orën 15:00.

Kjo seancë e parë e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës do të jetë e hapur edhe për publikun. Gjatë saj, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor, dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij.

Hashim Thaçi, së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, akuzohen për krime lufte sipas aktakuzave të bëra publike të enjten.