Ibrahimovic shkruan historinë me Milanin, por është i pakënaqur

ibra 1 1 1100x620

Me golin e mbrëmjes së djeshme ndaj Veronës, Zlatan Ibrahimovic ka hyrë në historinë e Milanit duke u bërë i pari lojtar i kuqezinjve që shënon në 7 ndeshje radhazi të Serisë A.

Por, pavarësisht kësaj, suedezi nuk është aspak i kënaqur pasi Milani nuk shkoi dot më shumë se barazimi 2-2 në San Siro.

“Jam me nerva, normale. Barazimi nuk është i mirë, kishim shumë raste dhe madje humba një penallti. Penalltinë e radhës do ta gjuajë Kessie”, tha 39-vjeçari pas ndeshjes.

Me të djeshmen, Ibra ka humbur 3 penallti radhazi (Inter, Sparta Praga dhe Verona): “Ishte katastrofë, sot nuk isha i kthjellët. Po luajmë shumë, isha i lodhur dhe nuk isha i ashpër si zakonisht. Nuk ishte dita ime. Shumë mirë që tani ndalon kampionati që të pushoj pak”.