Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Koronavirusi në Shqipëri, kufizohet lëvizja nga dita e mërkurë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2020, 15:41 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, kufizohet lëvizja nga dita e

Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë ka propozuar që, prej ditës së mërkurë, të kufizohet lëvizja nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve ka bërë të ditur se në këtë fashë orare, do të mbyllen edhe lokalet dhe restorantet. Këto masa hynë në fuqi, nga dita e mërkurë.

“Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme. Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përveç shërbimit delivery”, tha prof. Rakacolli.

Drejtuesja e Komitetit Teknik tha se për administratën publike rekomandohet puna nga shtëpia, në zbatim të protokolleve të sigurisë.

“Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjnë strukturat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë”.

Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

https://a2news.com/2020/11/09/koronavirusi-ne-shqiperi-12-te-vdekur-ne-24-oret-e-fundit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë