Krasniqi në Hagë: Kurrë në jetën time nuk i kam trajtuar njerëzit ashtu siç më kanë trajtuar mua këtu

Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi, është paraqitur sot në Gjykatën e Hagës, ku iu lexuan akuzat.

Pas leximit të tyre, Krasniqi tha shkurt: “Në aktakuzë po na quani ndërmarrje kriminale të përbashkët. Kurrë në jetën time nuk i kam trajtuar njerëzit ashtu siç më kanë trajtuar mua këtu, nga ndërtesa e burgut deri në ndërtesën e gjykatës. E ndjej veten më shumë se mirë dhe kurrë nuk do të doja të isha në petkun e atyre që kanë shpirt krimineli. Unë jam intelektual dhe e kam luftuar politikisht Serbinë dhe kurrë nuk e kam drejtuar gishtin me deklarata ndaj popullsisë civile, as serbe, as ndonjë tjetër”.

Më tej, Krasniqi tha: “Në aktakuzë i keni ndarë shqiptarët në katolikë dhe myslimanë. Unë nuk jam as katolik dhe as mysliman, unë jam shqiptar. Kjo për mua është fyese, është fyese edhe për vendin tim”.