Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Kundër mbajtjes së shkollave hapur, studentët francezë përplasen me policinë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2020, 17:11 | Bota
Kundër mbajtjes së shkollave hapur, studentët francezë

Protesta të dhunshme u regjistruan mëngjesin e së hënës pranë një shkolle në Compiègne pranë Parisit ku qindra nxënës dolën për të kundërshtuar mbajtjen e shkollave hapur në një kohë kur vendi po kalon një moment të vështirë për shkak të pandemisë.

Sipas studentëve, mbajtja hapur e shkollave përbën një rrezik shumë të madh për shëndetin e tyre dhe personave që i rrethojnë.

Policia lokale konfirmon se 4 persona janë arrestuar për incidentet e rënda, ndërsa të paktën një efektiv ka mbetur i lënduar. Sipas policisë sjellja e disa prej protestuesve ishte e papranueshme.

Në disa video të postuara në rrjetet sociale shihen grupe të rinjsh që përpiqen të dëmtojnë makinat e policisë pranë shkollës së mesme “Mireille Grenet”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë