Kur të ndjek fati i keq… rrëzohet helikopteri ambulancë, më pas mjekut i bie zemra nga dora

Një helikopter që po dërgonte në spital një zemër për transplant u rrëzua në çatinë e spitalit në lindje të Los Anxhelosit. E sikur të mos mjaftonte kjo, pasi zemra shpëtoi mrekullishit, mjeku që po e fuste brenda në spital e rrëzoi, pasi i ra nga dora.

Fatmirësisht, zemra nuk u dëmtua dhe u përdor më pas në operacionin jetik për personin që po priste të bëhej me zemër të re. Gjithashtu, të tre personat brenda helikopterit shpëtuan, pavarësisht përplasjes së tmerrshme.

E gjithë ngjarja, që ndodhi të premten, u filmua nga kamera amatore, ku duket helikopteri që rrotullohet në ajër për disa minuta para se të përplaset në çati.