Mediu: Vlora duhet të rikthejë vlerat e saj, duke përbuzur regjimin e korruptuar të Ramës

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në një takim me strukturat e partisë në Vlorë, deklaroi se “Vlora dhe familjet e mëdha patriotike kanë bërë historinë e Shqipërisë dhe kombit”, duke shtuar se “Shqipëria duhet të rikthehet në historinë e saj europiane dhe Vlora duhet të rikthejë me forcë vlerat më të mira të saj, duke përbuzur regjimin e korruptuar të Ramës”.

“Largimi masiv i të rinjve dhe profesionistëve nga Vlora dhe mbarë Shqipëria, po kthehet në një dramë kombëtare, duke krijuar probleme të mëdha politike, ekonomike dhe sociale”, tha Mediu.

“Rama nuk do të ndalet në rrugën e tij të manipulimit të zgjedhjeve, prandaj opozita pa humbur kohë duhet të bashkohet në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë”, shtoi Mediu.