MotoGP, Joan Mir gjen fitoren e parë, spanjolli pranë titullit kampion

motogp 1100x620

Edhe pse kryeson renditjen e përgjithshme të MotoGP, suksesi në Çmimin e Madh të Europës këtë fundjavë, ishte fitorja e parë e këtij sezoni dhe e para në karrierë për Joan Mir.

Piloti spanjoll, kaloi i pari vijën e finish në Valencia me Suzukin që siguroi fitore të dyfishtë, teksa i dyti u rendit piloti tjetër spanjoll i skuderisë, Alex Rins.

Joan Mir ka vendosur njërën dorë te titulli kampion pasi kryeson me 37 pikë më shumë se Fabio Quartararo kur kanë mbetur edhe dy gara nga fundi i Botërorit.

Fundjavë për t’u harruar për Valentino Rossi-n, i cili u rikthye pasi rezultoi pozitiv me koronavirus, por nuk arriti ta përfundojë dot garën.