Naftëtarët ndërprenë grevën, kryeministri mbërrin në Fier

rama ne fier 1100x620

Pas 26 ditësh, gratë naftëtare mbyllin grevën e urisë, duke pritur të ulen në tryezën e bisedimeve me kryeministrin Rama.

Rreth orës 18:00, kryeministri Rama mbërriti në bashkinë e Fierit, ku pritet të mbahet takimi me një përfaqësi nga grevistët.

Në takim do të marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, deputet i qarkut të Fierit, Gramoz Ruçi. Naftëtarët janë në pritje të zgjidhjes së situatës së tyre.