Ndërpritet greva e naftëtarëve, gratë shpresojnë te negociata me kryeministrin

grate ballsh 1100x620

Gratë greviste të rafinerisë së Ballshit, pas 26 ditësh kanë lënë këtë paradite ambientet e grevës, duke deklaruar mbylljen e saj.

Ky vendim erdhi pasi grevistët besojnë te premtimi i kryeministrit Edi Rama, i cili kishte vënë si kusht ndërprerjen e grevës për t’u ulur në tavolinën e diskutimeve.

Pas ndërprerjes së grevës, takimi i kryeministrit me një përfaqësi të naftëtarëve është parashikuar pasditen e kësaj të hëne, ndërsa gratë shprehen optimiste se kryeministri do t’i zgjidhë kërkesat ekonomike të tyre.