Nënshkrimi i memorandumit, Vucic: Krijohet besim i ndërsjellë, do kemi më shumë serbë që do vizitojnë Durrësin, Tiranën e Vlorën

Vucic 1100x620

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nënshkruar memorandum në kuadër të Minishengenit ballkanik. Rëndësinë e bashkëpunimit e nënvizuan edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i maqedonas, Zoran Zaev.

Ky i fundit theksoi se me memorandumin spitalet e secilit vend do të marrim për mjekim qytetarët nga të dyja vendet e tjera që janë infektuar me COVID-19.

“Nëse një qytetar mbetet në Serbi ose Shqipëri, dhe duhet të mjekohet atje, shteti ku qëndron ai do t’i marrë përsipër harxhimet për mjekimin. E njëjta vlen edhe për qytetarët e Serbisë dhe Shqipërisë nëse mbeten për mjekim këtu në Maqedoninë e Veriut. Kështu, qytetarët e të tre shteteve nuk do të obligohen që të paguajnë mjekimin prej xhepit të tyre. Duam ta lehtësojmë jetën e qytetarëve tanë dhe të vendosim bazë për rimëkëmbje ekonomike, deklaroi Zaev.

Edhe Vuçiç nënvizoi rëndësinë e marrëveshjes, jo vetëm në fushën e masave për COVID, por edhe për të krijuar “afërsi më të madhe dhe besim të ndërsjellë, në mënyrë që të mund t’u ndihmojmë njerëzve tanë në praktikë. Fondi monetar ndërkombëtar parashikon që tre shtetet tona gjatë tre viteve të ardhshme do të kenë nivelin më të lartë të zhvillimit të kësaj pjese të Evropës, dhe besoj se lehtësimi i mëtejmë i procedurave dhe rritja e kapitalit dhe njerëzve që qarkullojnë mund të arrijmë shumë, tani kur i kemi zgjidhur të gjithë pengesat formale. Do kemi më shumë shqiptarë në Nish që duan ta vizitojnë Serbinë, por edhe shumë serb që do të duan ta vizitojnë Durrësin, Tiranën e Vlorën”, ishin fjalët e liderit serb.