Presidenti i Ukrainës infektohet me koronavirus

57fc8b83 7a65 4f1d 8855 b19333d67fab 600x338

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është një tjetër politikan që i bashkohet listës së liderëve të infektuar nga koronavirusi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Zelensky bën me dije se ka rezultuar pozitiv në testin e fundit anti-Covid, por nënvizon se ndjehet mirë dhe se do të vijojë me angazhimet e tij nga shtëpia.

Komediani i kthyer në politikan është presidenti i radhës që infektohet me virusin vdekjeprurës, pas Donald Trump në SHBA dhe Jair Bolsonaro në Brazil.