Protesta kundër izolimit në Angli, lëndohen disa oficerë

1111 2 1100x620

Qindra njerëz u mblodhën në qendër të Mançesterit, në Anglinë veriore, në fundjavë për të protestuar ndaj një bllokimi të ri kombëtar që mbylli baret, restorantet dhe dyqanet deri më 2 dhjetor.

Policia e Mançesterit dënoi demonstratat, për të cilat thanë se çuan në lëndimin e disa oficerëve dhe në arrestimin e katër personave.

Anglia është prej disa ditësh në bllokimin e saj të dytë në të gjithë vendin, por me parqe të mbushura me njerëz, rrugë të populluara dhe tregje të zhurmshme.

Disa qytetarë treguan për CNN se situata nuk i ngjason aspak një bllokimi. Izolimi i parë, në pranverë, u shoqërua me zbatim të rreptë të masave dhe distancës shoqërore, rrugë të zbrazura dhe me jetën e ndaluar.