Reali, disfatë e thellë ndaj Valencias

real roza 1100x620

Reali i Madridit zhgënjen sërish. Ekipi i Zinedine Zidane u mposht me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Valencias në transfertë dhe tashmë e sheh veten 4 pikë larg kryesuesve të Real Sociedad.

Benzema kaloi në avantazh kampionët në fuqi të Spanjës, por i menjëhershëm ishte reagimi i Valencias. Në minutën e 30 Soler realizoi me një penallti. Në minutat e fundit të pjesës së parë ishte Raphael Varane ai që devijoi një top në rrjetën e portës së tij dhe që arbitri e akordoi gol vetëm pas sinjalizimit nga VAR.

Kjo pasi portieri belg Courtois ishte në rrezen e kamerave të “Goal Line Technology” dhe ndonëse e nxori topin nga brenda vijës fatale, teknologjia nuk sinjalizoi, ndaj u desh të rishikohej gjithçka në VAR për të akorduar golin.

Në pjesën e dytë Valencia fitoi edhe dy penallti të tjera, fillimisht për një faull të Marcelos dhe më pas për një prekje me dorë naive nga ana e Sergio Ramos, ndërsa Soler u tregua i saktë duke i shndërruar në gola dhe duke çuar rezultatin në 4-1.

Kjo ishte humbja e dytë në kampionat për Realin.