Shkencëtarët e universitetit saudit krijojnë modelin më të detajuar 3D të koronavirusit

Shkencëtarët kanë publikuar versionin më të detajuar të koronavirusit të bërë deri më tani, duke treguar pjesët e tij të jashtme dhe të brendshme.

Ilustrimi në 3D u krijua nga ekspertët e Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë “Mbreti Abdullah” në Arabinë Saudite, me shpresën se do të ndihmojë në gjetjen e një kure kundër koronavirusit të quajtur teknikisht SARS-CoV-2.

Në modelin e krijuar tregohen edhe kurorat e proteinës së koronavirusit, prej nga merr edhe emrin, si edhe materiali gjenetik e membrana e tij. “Modeli ynë tregon detaje që deri më tani ishte e pamundur të shiheshin”, tha shkencëtari i universitetit, Ondřej Strnad.

Për ta krijuar modelin, shkencëtarët bënë fotografi me rezolucion të lartë të sipërfaqes viale nga skanimi i tij me mikroskopë. Kurorat e proteinës janë pikërisht ato që ngjiten pas qelizave njerëzore duke i infektuar ato.