Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shqipëria dhe Serbia, memorandum për lëvizjen e lirë, Rama: Do të na ndihmojë të njohim njëri-tjetrin më mirë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2020, 13:53 | Politikë
Shqipëria dhe Serbia, memorandum për lëvizjen e lirë, Rama:

Shqipëria dhe Serbia  nënshkruajnë online memorandumin për lëvizjen e lirë në kuadër të Minishengenit ballkanik, si dhe për situatën e COVID. Takimi online u mirëprit nga Maqedonia e Veriut. Sipas marrëveshjes, tashmë lëvizja për qytetarët e dy vendeve do të bëhet vetëm me ID.

Kryeministri Edi Rama, komentoi marrëveshjen duke e cilësuar si “një hap shumë i mirë, tani Shqipëria mund të lëvizë në të gjithë Ballkanin Perëndimor pa dokumente të tjera, por vetëm me ID. Ky është një hap pozitiv”.

Kryeministri nënvizoi gjithashtu se “përmes memorandumit do të ndajmë edhe eksperiencën për COVID. Jam shumë i lumtur që nesër me samitin e Sofjes do të nisë një fazë e re e bashkëpunimit rajonal me afrimin e Kosovës në tryezë. Kështu ne të gjithë mund të punojmë për një të ardhme më të mirë. Në të njëjtën kohë është e rëndësishme që ne të vazhdojmë me përpjekjet tona për integrimin europian, që të gjithë e përqafojmë”.

Sipas tij, “Ballkani Perëndimor ka nevojë të mbështetet, sepse nuk ka dyshim që suporti është thelbësor. Kjo do të na rrisë, do të na ndihmojë të njohim njëri-tjetrin më mirë, për ekonomitë tona dhe sfidat tona, dhe sigurisht do ta bëjë atmosferën më të mirë për të gjetur më të mirën për qytetarët tanë, sepse pa dyshim nuk ka një të ardhme më të mirë për të gjithë ne përveçse të ndajmë qëndrimet tona dhe t’i mbajmë sytë nga e ardhmja. Dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë dhe për atë çfarë nesër historia do të na gjykojë. Ne duhet vetëm të luftojmë për t’iu bashkuar unionit”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë