Shtetet e Bashkuara kapërcejnë 10 milionë raste me koronavirus

koronavirusi shba 1100x620

Shtetet e Bashkuara kanë kaluar 10 milionë raste me koronavirus, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Sipas shifrave zyrtare, ka pasur të paktën 10,018,278 infeksione me Covid-19 në SHBA, dhe 237,742 njerëz kanë humbur jetën.

Ditën e sotme, Johns Hopkins ka raportuar 50,123 raste të reja dhe 172 vdekje të raportuara.

Pavarsisht rekordeve negative, ekspertët paralajmërojnë që rritja e infeksioneve mund të vazhdojë të përkeqësohet me ardhjen e dimrit.

Megjithatë, një lajm i mirë erdhi ditën e sotme nga kompania farmaceutike Pfizer, e cila thotë se të dhënat paraprake nga vaksina e saj për koronavirusin tregojnë se ajo është më shumë se 90% efektive, një përqindje shumë më e lartë sesa pritej.