Situata jashtë kontrollit, mbi 25 mijë raste të reja me koronavirus në Itali

Vijon të jetë e rëndë situata nga koronavirusi në Itali.

Në 24 orët e fundit, nga 147,725 testime janë konfirmuar 25,271 raste me koronavirus. Rajoni me rritjen më të madhe të rasteve është Lombardia me 4,777 infektime.

Autoritetet shëndetësore njoftuan po ashtu për 356 humbje jetësh, për një total prej 41,750 fatalitetesh.

Fatmirësisht, rreth 10,215 pacientë janë shëruar në 24 orët e fundit.

Megjithatë eksperti i lartë i shëndetit, Massimo Galli tregoi se situata në Itali ka dalë jashtë kontrollit. Galli mbështeti idenë e një bllokimi total, teksa në disa spitale kapacitetet janë ezauruar dhe pacientët shtrihen në korridore.