Studimet rreth koronavirusit po ndihmojnë shkencëtarët të zbulojnë përhapjen e tuberkulozit, 2200 vjet më parë

Rasti më i hershëm i njohur i tuberkulozit, në Britani, mendohet të ketë qenë një burrë, i cili vdiq në mes të të tridhjetave, rreth 2200 vjet më parë. Analiza të skeletit të tij kanë zbuluar më shumë rreth jetës së të  ashtuquajturit, Tarrant Hinton. Skeleti i tij u zbulua për herë të parë gjatë gërmimeve në Dorset që filluan në 1967 dhe zgjatën për 18 vjet.

Studimet e ADN-së, në 2002, konfirmuan diagnozën e tij të tuberkulozit dhe kërkimet e reja zbulojnë se ai mund të ketë vdekur në Angli, por ka lindur diku tjetër në Evropë, ndoshta në Irlandë, Francë ose Spanjë.

Duke qenë se tuberkulozi nuk ishte i përhapur në ishujt britanikë deri në shekullin e parë pas Krishtit, besohet se sëmundja ishte e përhapur diku tjetër në kontinent për mijëra vjet. Ekspertët mendojnë se burri u zhvendos në Angli, në moshën 8-vjeçare duke qenë i sëmurë dhe duke e sjellë atë në Britani.

Skeleti ekspozohet në muzeun e East Dorset, në Wimborne, Britani, dhe analiza e izotopit (element kimik) në kocka, u bë për të përcaktuar origjinën e individit. Kjo formë specifike e studimit shikon përqendrimin e variacioneve të elementeve të fshehura në kocka dhe dhëmbë. Nisur nga analiza e dhëmbët e tij të pjekurisë, të cilët u rritën midis moshës 8 dhe 14 vjeç, studiuesit zbulojnë se njeriu, Tarrant Hinton, mund të ketë jetuar në një zonë të pasur me gurë gëlqerorë karboni. Kjo është e zakonshme në Irlandën Jugore ose Perëndimore, në brigjet e Atlantikut të Francës Jugperëndimore dhe në Spanjën Veriore. Për studiuesit ai mund ta ketë marrë sëmundjen në Evropën kontinentale.

Profesorët, të cilët drejtuan kërkimin, thonë se pandemia e fundit globale, koronavirus, ka treguar se si lëvizja, në distancë të gjatë, e njerëzve mund të përhapë me shpejtësi sëmundjen dhe kjo nuk do të ketë qenë ndryshe në të kaluarën. “Duke përdorur izotope për të gjetur origjinën e njerëzve parahistorikë, ne shpresojmë të përcaktojmë se kur, ku dhe sa ishin përhapur sëmundjet e kohës”, shprehen ata.