Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Studimi: Hidroksiklorokina nuk ka efekt te pacientët e shtruar në spital me Covid-19

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2020, 18:34 | Bota
Studimi: Hidroksiklorokina nuk ka efekt te pacientët e shtruar në

Hidroksiklorokina nuk ka efekt te pacientët e shtruar në spital me Covid-19, sipas hulumtimit të botuar, të hënën, në Journal of the American Medical Association (JAMA).

"Gjetjet nuk mbështesin përdorimin e hidroksiklorokinës për trajtimin e të rriturve të shtruar në spital me Covid-19", shkroi mjeku Wesley Self dhe kolegët e tij.

Provat përfshinë 479 pacientë me Covid-19 në 34 spitale amerikane dhe rezultatet treguan se hidroksiklorokina "nuk është e dobishme" për të rriturit e shtruar në spital me Covid-19, dhe "nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm midis grupeve të hidroksiklorokinës dhe placebos".

Prova kishte disa kufizime, pasi përfshinte vetëm të rritur të shtruar në spital dhe vetëm një nivel doze të hidroksiklorokinës. Studimi nuk mori në konsideratë nëse pacientët përdorën terapi të tjera, të tilla si azitromicina, zinku ose remdesivir.

Dr. Michael Saag, një studiues me Departamentin e Mjekësisë në Universitetin e Alabamas në Birmingham, vuri në dukje mbështetjen e hershme të Presidentit Donald Trump për hidroksiklorokinën si një trajtim për Covid-19 dhe shkroi se politizimi ishte një faktor i rëndësishëm në promovimin e përdorimit të ilaçit.

"Mësimi i qartë për komunitetin mjekësor dhe publikun është se shkenca dhe politika nuk përzihen", shkroi Saag.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së dha një autorizim emergjence për përdorimin e hidroksiklorokinës në 28 mars pas një shtytjeje të madhe nga Trump dhe administrata e tij, por e revokoi atë në 15 qershor.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani