Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Sulmi terrorist në Vjenë, Turqia: E kishim paralajmëruar Austrinë

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2020, 16:23 | Bota

Drejtoria e Përgjithshme e Punëve të Sigurisë të Turqisë, në faqen e saj të internetit, është shprehur se Turqia e kishte informuar Austrinë në lidhje me terroristin, i cili kreu sulme në kryeqytetin austriak, Vjenë, duke vrarë të paktën katër persona dhe duke plagosur 15 të tjerë.

Policia Kombëtare Turke tha në një deklaratë se terroristi erdhi në Turqi nga Vjena, duke hyrë më 1 shtator 2018 nga aeroporti Ataturk i Stambollit.

Pas përpjekjeve të policisë dhe inteligjencës turke, u mblodh informacion se ky person synonte të shkonte në Siri për t'u bashkuar me grupin terrorist Daesh, kështu që ai u arrestua në provincën Hatay, më 18 shtator 2018.

Pas arrestimit, sulmuesi u dërgua në zyrën e Emigracionit për t'u deportuar nga Turqia në Vjenë më 1 janar 2019. "Informacioni i nevojshëm rreth anëtarësimit të sulmuesit në një grup terrorist dhe motivimet e tentativat e tij u ndanë me autoritetet austriake," shkruhej në deklaratë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu