Trump nuk heq dorë: Që kur e vendos media e lodhur se kush është Presidenti?

trump 5 1100x620

Presidenti Donald Trump vijoi me postimet e tij në Twitter ditën e diel. Disa orë pasi George W. Bush i tha se rezultati i zgjedhjeve ishte “i qartë” kundër tij dhe në favor të Joe Biden, Trump kritikoi median për faktin se shpalli fituesin.

“Që kur e vendos media e lodhur se kush është Presidenti i ardhshëm? Të gjithë kemi mësuar shumë gjatë dy javëve të fundit”, shkroi Trump në rrjetin social.

Bashkëshortja e tij, Melania Trump, e cila sipas mediave i ka kërkuar që të heqë dorë, e bëri të qartë se është në krah të Presidentit aktual në luftën që ai ka nisur.

“Populli amerikan meriton zgjedhje të drejta. Çdo votë e ligjshme, jo e paligjshme, duhet të numërohet. Duhet ta mbrojmë demokracinë tonë me transparencë të plotë”, shkroi Melania.