Trump shkarkon nga detyra sekretarin e Mbrojtjes

Untitled collage 2020 11 09T195437.452 1100x620

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump njoftoi në rrjetet sociale se ka vendosur të shkarkojë nga detyra Sekretarin e Mbrojtjes, Mark Esper dhe se në vend të tij do të emërohet Drejtori i Qendrës Kundërterrorizmit, Christopher Miller

Vendimi i kreut të Shtëpisë së Bardhë për të larguar Esper erdhi dy ditë pasi kundërshtari i tij demokrat u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale, vendim të cilin Trump nuk e ka pranuar ende.

Sipas disa zyrtarëve të mbrojtjes, marrëdhëniet e tensionuara që Esper kishte me Trump e kishin bërë atë të përgatiste një letër dorëheqjeje disa javë më parë, si përpjekje për të shmangur shkarkimin nga presidenti.

Marrëdhëniet e Esper me Shtëpinë e Bardhë kanë qenë të lëkundura për muaj të tërë, për të kulmuar në qershor kur ai tha se nuk mbështet përdorimin e trupave ushtarake aktive për të ulur protestat e mëdha që kishin përfshirë Shtetet e Bashkuara pas vrasjes së George Floys. Sipas Esper, forcat ushtarake duhen përdorur në rolin e forcimit të ligjit vetëm në rast se dështojnë të gjitha mënyrat e tjera.