Vaksina e Pfizer kundër koronavirusit, Fauci: Lajm i mirë

fauci 1100x620

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan sot se vaksina anti-COVID e zhvilluar prej tyre ofron 90% mbrojtje ndaj koronavirusit.

Eksperti i sëmundjeve infektive dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci, vlerësoi se vaksina që po zhvillohet nga Moderna mund të ketë efikasitet të ngjashëm me vaksinën Pfizer sepse bazohet në teknologjinë mARN.

“Kjo tregon që platforma mARN në të vërtetë funksionon. Dhe ka një tjetër kandidat për vaksinë, Moderna, që po përdor të njëjtën platformë, ”tha Fauci për CNN në një intervistë telefonike.

Ndërkaq, gjatë një konference me gazetarët Fauci u shpreh se ky është një lajm i mirë i cili do të ndihmojë njerëzimin.

Qeveria federale e SHBA-së ka investuar 1.95 miliardë dollarë në vaksinën e Pfizer por nuk po punon drejtpërdrejt për të ndihmuar zhvillimin e saj.

Lajmet për efektivitetin e vaksinës së provës kanë shkaktuar një furi reagimesh në tregjet ndërkombëtare.