Vijojnë replikat Rama – Basha, Kryeministri: Spitalet nuk janë në kolaps, sjellja jote, mizerabël

Rama asambleja ps 4 1100x620

Vijojnë replikat dhe kundërreplikat mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pasi ky i fundit tha se spitalet ku trajtohen pacientët me Covid-19 janë në kolaps, Rama tha se Basha thjesht kërkon të përhapë panik.

“Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar! Kjo luftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë,por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lufta vazhdon papushim!”, shkroi Rama në Twitter.

“Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamai të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu!”.